U zhvillua sot në UET një leksion i hapur nga Znj. Adja Angjeli, Zv. Drejtore Biznesi në Credins Bank me temë: “Rinia dhe Bankingu Digjital”. Ky event ishte pjesë e organizimeve nga Shoqata Shqiptare e Bankave, AAB, në kuadër të Javës së Parasë 2022.
Leksioni u zhvillua me studentët e Departamentit të Ekonomiksit dhe Financës, me synim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht. Kjo javë është një nismë ndërkombëtare e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ku partnerë të shumtë në mbarë globin organizojnë aktivitete të larmishme, për t’i përfshirë financiarisht të rinjtë, duke u mësuar si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si t’i kuptojnë ndryshimet në sistemet ekonomike ku jetojnë, si të fitojnë të ardhura nëpërmjet sipërmarrjes dhe të vendosin bazat për të ardhmen e tyre.
Shoqata Shqiptare e Bankave përzgjodhi temën e Bankingut Digjital te të rinjtë, duke marrë parasysh ndryshimin në mënyrë rrënjësore të bankingut, si pasojë e pandemisë globale që ndodhi, ku mision të kësaj jave kanë promovimin e rëndësisë së kulturës financiare për publikun e gjerë dhe në veçanti për brezat e rinj.