Pas vitesh të tëra punë për ekosistemin e startup-eve, më në fund edhe në hapësirën ligjore shqiptare, do të kemi një ligj të veçantë për mbështetjen e startup-eve.
Krijimi i një startup-i mund të jetë proces kaotik e ndonjëherë ky kaos nxit inovacionin. Por kaosi ligjor i shkund startup-et që në themelimin e tyre duke “trembur” themeluesit e kjo bën që inovacioni të ngadalësohet.
Një nga hapat infrastrukturorë ligjorë për të ndihmuar ekosistemin është ndërmarrja e hartimit të një projektligji për startup-et inovative i cili ka kaluar tashmë edhe në parlament. Ky projektligj, praktikisht është hartuar së bashku me inpute nga aktorët e ekosistemit duke u përpjekur të reflektojnë në letër të gjitha nevojat e tyre konkrete, qofshin ato për të patur në dispozicion një ambient ku mund të zhvillojnë idetë apo edhe për t’u njohur me mundësitë e financimit dhe se si një ide mund të kthehet në një biznes. Andaj do të jetë një mekanizëm i mirëkonceptuar ligjor dhe administrativ, se si shteti mund realisht t’i vijë në ndihmë kujdo që ka një ide të re, një ide që sjell risi dhe një ide që e bën shoqërinë tonë më të mirë.
Read here the full article