Universiteti “Al-Karaouine” konsiderohet nga libri i rekordeve botërore “Guinness” si universiteti më i vjetër në botë i themeluar në 859 pas vdekjes së Krishtit në Fez të Marokut nga Fatima al-Fihri. I ndjekur nga disa prej universiteteve të tjera më të vjetra si ai i Bolonjës, Oksfordit, Vjenës etj mund të themi me bindje se filozofia e një universiteti nuk ka ndryshuar shumë në gjithë këto mijëra vite pavarësisht rritjes së internetit dhe dijes.
Vlen të përmendim së vetëm pandemia e COVID-19 i shtyu të gjithë profesorët të përdorin më shumë mjete në internet dhe ka sjellë ndryshime të mëtejshme në tregun e punës.
Po sikur të kishte një model të ri universiteti të projektuar nga e para për të ardhmen? Dhe këtu është pyetja më e ashpër: “Nëse arsimi në distancë ja vlen, atëherë cila është vlera e kolegjit?”
Pesë profesorë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets thonë se kanë disa përgjigje.
Ata kanë publikuar një studim të quajtur “Ide për Dizenjimin e Një Institucioni të Ri Arsimor të Përballueshëm”, ku ata parashtruan një kornizë me në thelb një klasë të re universiteti që do të përfitonte nga tendencat e ndryshme që janë shfaqur në vitet e fundit.
Nuk ka asgjë të re në propozim. Një ide kryesore është t’u jepet studentëve certifikata në fusha të ndryshme ndërsa ata përfundojnë lëndët, dhe më pas të jepet një diplomë pasi të jenë fituar certifikata të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat për një bachelor, një ide e njohur si “kredite të grumbullueshme”.
Read here the full article