Korniza qeverisëse për të drejtat digjitale është një projekt pilot i Koalicionit të Qyteteve për të Drejtat Digjitale, UN_Habitat, Eurocities, Qytetet e Bashkuara dhe Qeveritë Lokale – UCLG së bashku me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur i cili synon të adresojë shqetësimet dhe sfidat në rritje që lidhen me përdorimin e gjerë të teknologjisë në shoqëri dhe të mbështesë të drejtat e njeriut në kontekstin digjital.
Korniza e propozuar do të ketë tre komponentë. Së pari, ajo do të ngrihet mbi bazat normative që lidhen me të drejtat universale të njeriut, përfshirjen digjitale dhe kornizat e të drejtave digjitale për të siguruar dedikimin ndaj të drejtave dhe parimeve. Së dyti, në të do të përfshihen mekanizmat e rekomanduar të qeverisjes digjitale të cilat do të jenë disa shtylla kryesore që mund të zbatohen sipas kontekstit lokal qytet-qeveri. Së treti, elementët e procesit, duke përfshirë monitorimin e brendshëm për të mbështetur strukturat e përmendura më sipër dhe për të ndihmuar një qeveri lokale të kalojë përmes një procesi të të kuptuarit të kontekstit të tyre ligjor, politik dhe kulturor dhe më pas të zhvillojë politika të përshtatshme të qeverisjes digjitale vendore.
Tirana u përzgjodh nga një thirrje e hapur dhe si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë” për vitin 2022, me një program ambicioz për të adresuar nevojat e të rinjve të saj, rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat digjitale përfaqëson një nga sfidat më me zë të kryeqytetit. Në kuadër të këtij misioni, projekti i zhvilluar me Koalicionin e Qyteteve për të Drejtat Digjitale synon të ofrojë trajnime për nëpunësit civilë për të rritur ndërgjegjësimin dhe kapacitetet e tyre mbi si të punojnë me të drejtat digjitale si dhe të asistojnë në hartimin e një agjende për të drejtat digjitale.
Read here the full article