Në gjithë historinë njerëzore nuk ka ndodhur asnjëherë që njerëzimi të përballet me sfida kaq të mëdha, të cilat me një shpejtësi kozmike po e ndryshojnë “botën e vjetër” drejt një bote të re plot shkëlqim e rreziqe njëkohësisht. Revolucioni 4.0 dhe inteligjenca artificiale po konsiderohet si “epoka e gurit e trurit elektronik”. Zhvillimet e inteligjencës artificiale të shoqëruara me robotikën dhe gjenetikën po e transformojnë thellësisht njeriun dhe shoqërinë.
Teknologjitë e reja të komunikimit po e zgjerojnë pafundësisht rrugën drejt dijes, po e modifikojnë thelbësisht procesin e komunikimit të dijes dhe profesioneve, po e demokratizojnë dijen, kërkimin shkencor dhe formimin profesional. Ne jemi duke përjetuar një revolucion social e kulturor që po “vë në pikëpyetje e diskutim” modelet institucionale e tradicionale të shkollës dhe universiteteve. Shoqëria e të ardhmes po ndërton universitetet e të ardhmes.
Full article: https://fjala.al/2022/09/14/drejt-universiteteve-4-0-oportunitete-zhvillimi-vlera-te-reja-shkencore-dhe-punesimi/