Autorë: Blerjana Bino, Gentian Elezi, Konsulentë të Menaxhimit të Njohurive
Saimir Musta, LevizAlbania
Ky artikull analizon tematikën e aleancave dhe koalicioneve vendore në kontekstin e shoqërisë civile në Shqipëri. Tema e trajtuar përbën një element interesant në kuadrin e formateve dhe instrumenteve të bashkëpunimit, e prandaj fokusi i artikullit është kryesisht tek karakteristikat dhe sfidat që paraqet kjo sferë. Duke eksploruar edhe konceptet e eksperiencat e mëparshme, analizohen elementë si formati dhe strukturimi i bashkëpunimit, komunikimi, gjithëpërfshirja dhe koordinimi, ruajtja e identitetit dhe profilit të organizatave, si dhe dimensioni i ndikimit tek politikëbërësit. Artikulli mbyllet me disa rekomandime që i adresohen donatorëve dhe organizatave të shoqërisë civile, si aspekte kyçe për t’u adresuar në praktikat e ngritjes së aleancave apo koalicioneve me organizatat e shoqërisë civile.
Artikulli i plotë këtu