Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në UET në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës zhvilloi një takim të hapur lidhur me rrugët e mundshme të integrimit të studentëve në tregun shqiptar të punës. Në kuadër të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 (TEYC 2022) dhe në zbatim të programit Activ8, Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë ka hapur thirrjet për Projekt Ide dhe Bashkëpunëtorë. Ky event ka fokus zhvillimin e një bashkëbisedimi të hapur lidhur me rrugët e mundshme të integrimit të studentëve në Tregun Shqiptar të Punës, projektet e reja për rininë në kuadër të TEYC 2022 dhe Programet e Internshipit. Tirana është qyteti i 14-të që fiton çmimin “Kryeqyteti Europian i Rinisë” për vitin 2022, duke triumfuar kundrejt 4 qyteteve të tjera finaliste si; Baia Mare (Rumani), Kazan (Rusi), Poznań (Poloni) dhe Varaždin (Kroaci).