Universiteti Mesdhetar zgjeron gamën e partnerëve ndërkombëtarë falë një marrëveshje bashkëpunimi të arritur me European Public Law Organization dhe më konkretisht me European Law & Governance School të Athinës, një prej institucioneve më prestigjioze në Europë në fushën e European Law.
Delegacioni i UMSH u kryesua nga Presidenti, Akademik Prof. Dr. Anastas Agjeli ku në përbërje të tij ishin Rektori i UMSH, Adrian Civici, Profesorët Emilio Çika dhe Kriton Kuçi, si edhe Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë Elton Skendaj. Delegaconi u prit nga Drejtori Ekzekutiv i Bordit të EPLO Spyridon Flogaitis, Drejtoresha e Përgjithshme e Edukimit Panoraia Spiliopoulou, si dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni. Në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, SHSZNJ, Luela Hajdaraga.