Ligji i Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë përcakton në kuadër të misionit të arsimit të lartë se institucionet e arsimit të lartë duhet të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe në forcimin e sigurisë publike dhe kombëtare[1].
Edhe pse në këtë ligj nuk gjendet e përcaktuar përgjegjësia sociale e këtyre institucioneve, sa më sipër mund ta përkufizojmë si përgjegjësia që ato kanë në bashkëpunim me të gjithë aktorët shoqëror për t’iu përgjigjur vlerave, nevojave dhe pritshmërive të shoqërisë sonë.Universitetet luajnë një rol vendimtar në zhvillimin e shoqërisë, janë motori lëvizës i saj sepse në fakt e gjithë veprimtaria e tyre ndikon në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës së individëve.Formimi i profesionistëve të ardhshëm dhe kërkimi shkencor si dy shtyllat klasike të arsimit të lartë përfshijnë jo vetëm komunitetin akademik, por edhe strukturën sociale, ekonomike e prodhuese të shoqërisë në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.Institucionet e arsimit të lartë në partneritet me aktorët e tjerë ekonomik, organizatat dhe institucionet shtetërore në vend, duhet të promovojnë dhe zhvillojnë aktivitetetin e tyre edhe në interes të komunitetit dhe mjedisit, duke marrë kështu një rol të virtytshëm kundrejt subjekteve të tjera publike dhe private.
Artikulli i plotë këtu: https://www.balkanweb.com/pergjegjesia-sociale-e-institucioneve-te-arsimit-te-larte/