Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare në bashkëpunim me Qendrën Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim organizuan sot një Konfererencë shkencore në kuadër të projektit “Përfshirja e të rinjve në një dialog konstruktiv: E kaluara komuniste në Ballkanin Perëndimor bashkëkohor” ( YOU-WB) mbështetur nga Programi i Bashkimit Europian ” Evropa për Qytetarin”
Kjo konferencë mblodhi së bashku akademikë, studiues, ekspertë, aktivistë të shoqërisë civile nga Shqipëria, Italia, Franca dhe Maqedonia e Veriut si dhe shumë të rinj për të diskutuar mbi përfshirjen e të rinjve në një dialog konstruktiv në lidhje me të kaluarën komuniste me fokus rastin e Shqipërisë.
Konferencën e përshëndeti në emër të UMSH rektori i Universitetit Prof. Dr Adrian Civici. Ai theksoi rëndësinë aktuale që ka sot kjo konferencë dhe punimet e saj shkencore jo vetëm për kërkuesit shkencore të së shkuarës komuniste, por mbi të gjitha edukimin dhe sensibilizimin e të rinjve dhe brezave, për të njohur të shkuarën komuniste që ajo të mos përsëritet kurrë.