Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës u mbajt promovimi i librit “Nga barazia te Populizmi, Politikja e së majtës shqiptare” i pedagogut dhe studiuesit të shkencave politike, Dr. Florian Çullhaj.Zgjedhja për t’u thelluar në gjendjen aktuale të së Majtës në Shqipëri është shumë e përshtatshme nën perspektivën e autorit, për të nënvizuar rëndësinë e rivendosjes së politik(e)s në kushte të arsyeshme, gjendja faktike e së cilës shfaqet të jetë nën presion të thellë. Për të plotësuar këtë qëllim, Çullhaj beson se është i nevojshëm ripolitizimi i shoqërisë, rivlerësimi i stimujve demokratikë dhe i parimeve liberale të pranishme në të, duke ofruar në këtë mënyre një kornizë politike të përbashkët, e cila do të mbrojë shpërndarjen dhe copëzimin e këtyre energjive.