Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës organizoi promovimin e Revistës Shkencore Jus & Justicia 15. Tematika e këtij numri që risillet pas dy vitesh mungesë, ishte “Overview of the Decentralization process in Albania Comparative Approach in the Western Balkans”. Kjo tematikë u përzgjodh prej domosdoshmërisë për ndryshimin ose vendosjen e një reforme të re të pushtetit lokal ose reformës administrative territoriale si një ndër çështjet më të përfolura politike aktuale.
Numri i parë i revistës ndërdisiplinore Jus&Justicia u botua në vitin 2008 dhe për 12 vite u botuan në gjuhën shqipe kërkime shkencore dedikuar për promovimin e shkëmbimit të veprave dhe ideve origjinale midis akademikëve, duke përfshirë kërkimin teorik dhe empirik, në disiplinat e ligjit, politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Që prej vitit 2020 artikujt botohen vetëm në gjuhën angleze me qëllim mbulimin e cështjeve ligjore dhe politike me një theks të veçantë në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë.